Shpallje pozicioni vakant pranë TESS
Kolegji Profesional i Lartë TESS shpall thirrjen për aplikime për Drejtues Departamenti.
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin e Kolegjit dhe Rregulloren e Institucionit, si Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” e në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë Gradën Shkencore “Doktor”;
- Të jetë diplomuar në fushën e shkencave ekonomike, mjekësore ose juridike;
- Të ketë më shumë se 5 (pesë) vjet eksperiencë pune në fushën e mësimdhënies apo
kërkimit shkencor;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të mos jenë në ndjekje penale dhe të mos jetë dhënë ndaj tij masë e sigurimit personal;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale me
dashje;
- Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë ushtrimin e detyrës/funksionit.
Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë me shkrim për vendin që aplikon/konkurron;
- Curriculum Vitae;
- Dokument Identifikimi (Kartë Identiteti /Pasaportë);
- Kopje të noterizuar të diplomave dhe Gradës Shkencore “Doktor”;
- Kopje të noterizuar të librezës së punës;
- Vërtetim nga punëdhënsi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Vërtetim/Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim
penal;
- Vërtetim/Dokument që vërteton se nuk ka çështje gjyqësore në ngarkim;
- Dëshmi penaliteti (brenda tri muajve të fundit);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport
mjekësor për aftësinë në punë);
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të
përmendura në CV.
Diplomat, certifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, duhet të jenë të përkthyera dhe të shoqërohen me certifikatën e njehsimit, bazuar në Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Dokumentacioni duhet dërguar në Kolegjin Profesional të Lartë TESS.
Adresa: Rruga “Gjeneral Nikols” Pallati Shushica, kati i parë. Tiranë, Shqipëri.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me
intervistë të drejtëpërdrejtë.
- Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën,
trajnimet apo kualifikimet e tyre.
- Në lidhje me intervistën kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë,
kompetencën në lidhje me funksionet e pozicionit të Drejtues Departamenti;
Eksperiencën e tyre të mëparshme;
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Aplikimet për Drejtues Departamenti në TESS, fillojnë në datë 15.05.2026 dhe përfundojnë më date 01.09.2026. Dokumentacioni përkatës do të dorëzohet i inventarizuar pranë zyrës së protokollit në TESS në intervalin kohor 08:00 deri në 16:00, nga dita e hënë në të premte.