Kujdesi ndaj vetes fillon nga informimi!

Kujdesi ndaj vetes fillon nga informimi!

Me rastin e Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sot në ambientet e Tirana Esthetics & Style School (TESS) u zhvillua një seminar i veçantë sensibilizues, kushtuar studentëve tanë.

Gjatë këtij takimi, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me rëndësinë e kujdesit për shëndetin e gjirit, faktorët e rrezikut, masat parandaluese dhe, mbi të gjitha, rolin thelbësor që luan diagnostikimi i hershëm në luftën kundër kancerit të gjirit.

Falënderojmë përzemërsisht mjeken Anila Sela që iu bashkua këtij aktiviteti për të ndarë njohuritë profesionale, informacionin e vlefshëm dhe këshillat praktike, duke na kujtuar se informimi dhe kontrollet e rregullta janë hapa të rëndësishëm drejt mbrojtjes së shëndetit.

Në TESS besojmë se edukimi shkon përtej formimit profesional. Ai përfshin edhe ndërgjegjësimin, përgjegjësinë dhe kujdesin ndaj vetes dhe komunitetit.

Mos e neglizhoni shëndetin tuaj! Informohuni, kontrollohuni dhe kujdesuni për veten. Zbulimi i hershëm shpëton jetë!